09:44 / 08.12.2021
Arrestohet pasi dyshohet se nuk i dha banesën personit që ia shiti
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i kishte shitur një personi tjetër një banesë në Prishtinë, por që ky i fundit nuk ka mundur ta marrë atë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se e gjithë kjo dyshohet se kishte ndodhur vite më parë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























