Kapet serbi që hyri ilegalisht në Kosovë
BKT
Kronika

Kapet serbi që hyri ilegalisht në Kosovë

Të martën policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Postenjë të Leposaviqit ka ndaluar një të dyshuar, i cili është shtetas i Serbisë.

Sipas PK-së, i dyshuari kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


MË SHUME NGA Kronika