Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një person i lënduar
BKT
Kronika

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

“Te Qershitë e Llapashticës ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.


MË SHUME NGA Kronika