Një personi në Fushë-Kosovë i gjendet një arsenal armësh
BKT
Kronika

Një personi në Fushë-Kosovë i gjendet një arsenal armësh

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë për kontroll në rrugën “Hajdar Zymi” në Fushë-Kosovë dhe ka hasur në një arsenal armësh të ftohta dhe të tjera.

Personi që është arrestuar, në veturën e tij, sipas policisë, ka pasur: dy shufra hekuri, një antishok, sopat hekuri, një thikë, një brisk, një kaçavidë, dy sprej dhe gjashtë fishekë. Përpos kësaj, vetura që voziste ka qenë e padoganuar..

“Gjithashtu gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit në njërën nga dhomat janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dhjetë fishek. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet nga policia.


MË SHUME NGA Kronika