Arrestohet një person në Gjilan, iu gjetën substanca narkotike në shtëpi
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Gjilan, iu gjetën substanca narkotike në shtëpi

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i janë gjetur tre qese me substance narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.65 gram, në shtëpinë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy grindera, një paketim me qese të vogla plasmasi , një thike, dhe tre qese me substance narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.65 gram”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika