09:35 / 09.12.2021
Dyshohet se pengoi zyrtarët policorë, arrestohet
Një person është arrestuar të mërkurën pas mesnate në Suharekë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte penguar zyrtarët policorë, transmeton Telegrafi.
Po ashtu gjatë arrestimit njëri zyrtar ka pësuar lëndime.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Suharekë 08.12.2021-01:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në i njëjti nen ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhen në raport.























