Zhduken 3 persona në Tiranë, çfarë thotë policia
BKT
Kronika

Zhduken 3 persona në Tiranë, çfarë thotë policia

Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit janë zhdukur tre qytetarë, dy prej të cilëve vuajnë nga problemet mendore.

Një person i moshës 38-vjeçe, i identifikuar me inicialet L.H., ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa një 74-vjeçar i identifikuar si P,M., ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjihthashtu M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç./noa.al


MË SHUME NGA Kronika