Dyshohet se ​tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor, arrestohet
BKT
Kronika

Dyshohet se ​tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor, arrestohet

Një person është arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, pasi që i njëjti dyshohet se kishte tentuar të kalonte kufirin pa certifikatë të vaksinimit ose test anti-COVID, duke tentuar t’i jap ryshfet policit kufitar, transmeton Telegrafi.

“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentet e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se përse i ka vendosur këto para aty, personi është përgjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kërkohen, prandaj me qëllim për të kaluar kufirin i ka dhënë këto para”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast nga policia menjëherë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të intervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.


MË SHUME NGA Kronika