Vjedhje të shumta të çantave e kuletave nëpër Prishtinë
Në Prishtinë janë shtuar me të madhe rastet e vjedhjeve grabitqare në rrugë. Në raportin 24-orësh të policisë mund të shkoqisim disa raste të raportuara dje.
“Ankuesja femer kosovare ka raportuar një njësit të policisë se në rrugën e lartë cekur dy persona të panjohur ja kanë vjedhur portofolin dhe kanë ikur në drejtim të postes, njësiti policore ka reaguar menjëherë në ndjekje dhe kanë arritur t’i ndaloj dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe t’i intervistoj, njërin nga të dyshuarit është intervistuar në qendrën për Pune Sociale në prezencë të prindërit pasi që është i mitur, kurse njërit me vendim te prokurorit ju është bastisë shtëpia dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në rastin e parë.
Më pas një vjedhje tjetër të një çante krahu e kanë kryer tre marokenë, të cilët janë kapur nga policia. Ata i vodhën çantën një shtetasi polak.
Vjedhja tjetër në orët e mbrëmjes i ka ndodhur një femre, të cilës i është vjedhur me forcë çanta dhe gjërat që ka pasur brenda.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur ja ka vjedhur me forcë çantën nga krahu. Sipas viktimës në çantë ka pasur para të gatshme rreth 100 €, dokumente personale, kartela bankare dhe një telefon në vlerë rreth 100 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”.
Kurse rasti tjetër është në vjedhjen e disa palë këpucësh.
“Me 09.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje e 8 palë këpucëve. Pas intervistimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.























