Arrestohet personi që u prezantua si polic civil mbrëmë
BKT
Kronika

Arrestohet personi që u prezantua si polic civil mbrëmë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që mbrëmë ka postuar video në rrjetet sociale, ku prezantohej si polic civil dhe ndalte veturat në autostradë.

I njëjti është dërguar në stacionin policor të Obiliqit dhe është intervistuar.

“Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video shihet një automjet me një person të dyshuar, duke përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke i ndaluar veturat civile në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore,” thuhet në një njoftim për media të policisë.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë.


MË SHUME NGA Kronika