Policia jep detaje për dhunimin e një të miture në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për dhunimin e një të miture në Fushë Kosovë

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin për veprën penale ‘Dhunim’.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ku ka bërë të ditur se në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur.

Pas paraqitjes në stacionin policor, viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull, me të cilin është në lidhje dashurie, transmeton lajmi.net.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë nga PK:

Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika