Dy të arrestuar në Pejë nën dyshimin për prostitucion
BKT
Kronika

Dy të arrestuar në Pejë nën dyshimin për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit janë marrë me prostitucion, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Raushiq, Pejë, 13.12.2021 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një  femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer rastin e lartcekur”, thuhet në raport.

Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën.

Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit janë liruar.


MË SHUME NGA Kronika