Dy raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në polici.
Sipas policisë, dje në orën 16:05 është arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.
Nga policia thuhet se si pasoj e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ajo ka raportuar se i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
“Rahovec, 13.12.2021 – 11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, e ka sulmuar fizikisht atë dhe i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raporton 24 orësh të PK-së.























