Vetëplagoset një person në Gjakovë
BKT
Kronika

Vetëplagoset një person në Gjakovë

Një person është vetëplagosur sot rreth orës 13:00 në Gjakovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se i dyshuari ka deklaruar se derisa kishte qenë duke vozitur, i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë.

Ndërsa nga ana e mjekëve, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga ana e emergjencës se qytetit eshte informuar policia për një person, i cili është vetëplagosur me armë zjarri. Me të arritur në emergjencë, patrulla ka intervistuar të dyshuarin, ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartcekur në rrugën e lartcekur, i ka shkrepur arma dhe është plagosur ne këmbën e majtë”, është shprehur Gjurkaj.

“Nga ana e mjekëve, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e ti është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë”.

Tutje, Gjurkaj tha se është kontaktuar prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij iniciohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorim i armës“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika