09:35 / 15.12.2021
Një person vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri
Një person në Gjakovë të martën (dje) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas që i njëjti dyshohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri, transmeton Telegrafi.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, një fishek, një predhë dhe një gëzhojë.
Sipas raportit mjekësor, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.























