09:58 / 16.12.2021
Dyshohet se tentoi të vjedhë në një lokal, arrestohet
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person, pasi i njëjti dyshohet se nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryejë grabitje në një lokal në Suharekë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastin e kanë lajmëruar dy femra, të cilat ishin kërcënuar nga i dyshuari, sa ishin duke punuar në një lokal.
Ndonëse ishte larguar në drejtim të panjohur, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.























