10:45 / 17.12.2021
Ngacmohet seksualisht një grua në Drenas
Një grua në Drenas është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur.
Siç bën me dije policia përmes raportit, njësitë relevante kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori .Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet më tej në raport.























