09:33 / 18.12.2021
Vushtrriasi plagos aksidentalisht veten me armë
Një person ka plagosur veten aksidentalisht me armë në Stanovc të Poshtëm të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar aksidentalisht është vetë plagosur, transmeton lajmi.net.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, dy karikatorë dhe një fishek.
I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.























