09:11 / 20.12.2021
Arrestohet një grua në Deçan, demoloi shtëpinë dhe sulmoi kunatën
Dje në Deçan është arrestuar një grua, e cila është raportuar në polici pasi kishte sulmuar e fyer familjarët.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi pas demolimit të shtëpinë, ka fyer familjarët dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.























