Vrasje në tentativë ndaj ish-bashkëshortes në Gjakovë, arrestohet i dyshuar
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë ndaj ish-bashkëshortes në Gjakovë, arrestohet i dyshuar

Dje në Gjakovë një person ka sulmuar fizikisht një grua, që ka qenë bashkëshortja e tij.

Policia e Kosovës, duke e përshkruar si vrasje në tentativë, ka treguar kështu për rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet nga Policia.


MË SHUME NGA Kronika