09:31 / 22.12.2021
Vetëhidhet nga kati i tretë i banesës 85-vjeçarja në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.
Policia njofton se shtetasja me iniciale S. D., 85-vjeçe është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/























