Transportonte drogë me makinë, pranga 43-vjeçarit
BKT
Kronika

Transportonte drogë me makinë, pranga 43-vjeçarit

Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili u kap duke transportuar një sasi lënde narkotike kanabis sativa me qëllim shitjen e saj në doza.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një pako me drogë, e cila ishte fshehur në një çantë në sediljen e pasme të një mjeti “Citroen”.

Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Njoftimi i policise

Sekuestrohet 1 pako me lëndë narkotike cannabis sativa.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariarit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve që kishin marrë për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe shoqërimin e tij për në Komisariat.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I. (A), 43 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./panorama.al


MË SHUME NGA Kronika