Konfiskohen armë e municion, dy të arrestuar në Gjilan
BKT
Kronika

Konfiskohen armë e municion, dy të arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan për armëmbajtje pa leje.

Në koordinim me prokurorinë, në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objekti përcjellës i njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një pushkë automatike, 70 fishekë dhe dy karikatorë.

Ndaj dy personave të arrestuar iniciohet rasti armëmbajtje pa leje, me vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika