Ferizaj: Digjet një lokal nga ngrohësja elektrike, një person i lënduar
BKT
Kronika

Ferizaj: Digjet një lokal nga ngrohësja elektrike, një person i lënduar

Në Ferizaj është djegur një lokal, e dyshohet se shkaktar i zjarrit është një ngrohëse elektrike.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se si pasojë e këtij zjarri është lënduar një person.

“Është përfshirë nga zjarri lokali afarist pronë e ankuesit mashkull kosovar. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike. Si pasoj e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika