Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
BKT
Kronika

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në aksin rrugor Suharekë-Prizren.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet se dy kamionë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili po merret me rastin.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoj rastin i cili tha se dy persona janë dërguar në QKUK.

“Policia, rreth orës 16:20, është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shofer). tha ai.


MË SHUME NGA Kronika