Zjarri ia djeg garazhin bashkë me kamion, traktor e veturë një drenicasi
BKT
Kronika

Zjarri ia djeg garazhin bashkë me kamion, traktor e veturë një drenicasi

Dje në Skenderaj, në orët e para të mëngjesit, në zjarr që i ka përfshirë garazhin e shtëpisë, i ka bërë dëme të mëdha materiale një personi.

Zjarri në atë rast ia ka djegur një kamion, një traktor dhe një veturë.

“Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, që dyshohet të jenë në vlerë të lartë, nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


MË SHUME NGA Kronika