09:24 / 24.12.2021
Raporti i policisë për bombën e pretenduar dje në stacion të autobusëve
Dje një raportin në polici, se në stacionin e autobusëve në Prishtinë mund të jetë një bombë, ka bërë që e gjithë ajo hapësirë të evakuohet.
Më pas vendosja e rrethit të rrezikut ka shkaktuar një kaos në atë pjesë të qytetit, por në fund ka dalë që nuk kishte gjë.
Këtu e raporton policia në raportin 24-orësh ngjarjen e djeshme.
“Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23.12.2021 – 14:10. Raportohet se në linjën emergjente një person i pa njohur ka njoftuar se ka vendosur një bombë në stacionin e autobusëve. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti është duke u hetuar”.























