Arrestohet një algjerian në Prishtinë, vodhi një orë dore në një lokal
BKT
Kronika

Arrestohet një algjerian në Prishtinë, vodhi një orë dore në një lokal

Është arrestuar një algjerian në Prishtinë, pasi dyshohet së vodhi një orë dore në një lokal.

Sipas raportit të policisë, ora ishte me vlerë 160 euro.

“Më 23.12.2021 si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar i dyshuari mashkull Algjerian shtetas i Algjerisë, nën dyshimin se i njëjti në një lokal ka arritur të vjedh një orë dore në vlerë 160 €”, thuhet në raport.

Tutje, aty thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika