Në Kaçanik dje pati zjarr në një bankë
BKT
Kronika

Në Kaçanik dje pati zjarr në një bankë

Dje në Kaçanik, sipas Policisë, ka pasur zjarr në një objekt banke, por që është lokalizuar.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri është përfshirë një dhomë e një objekti të një banke. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Nuk thuhet se ka pasur të lënduar, por që rasti ka proceduar në hetim.


MË SHUME NGA Kronika