11:02 / 24.12.2021
Arrestohet një i mitur i dyshuar nga Lipjani
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se me veturë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe më pas ka shkaktuar aksident trafiku.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























