08:54 / 27.12.2021
Shoferit në Prishtinë i gjenden 19 qese me marihuanë të fshehura në trup
Njësiti policor ka ndaluar mbrëmë një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas të dyshuarit substancën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar.
Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe është konfiskuar në armë zjarri me tre fishekë. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.























