09:27 / 28.12.2021
Dyshohet se detyruan një të mitur t’ua sjell 3800 euro, arrestohen
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në Vushtrri.
Para disa ditësh, dyshohet se këta dy persona kanë detyruar një djalë të mitur, të shkoj në shtëpi dhe tu a sjell 3800 euro para të gatshme.
“Vushtrri 25.12.2021 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ditë më parë kanë detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur), të shkoj në shtëpi dhe tu a sjell 3800 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.























