Arrestohen dy burra, dyshohet se sulmuan fizikisht gratë e tyre
BKT
Kronika

Arrestohen dy burra, dyshohet se sulmuan fizikisht gratë e tyre

Dy persona janë arrestuar, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Obiliq, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë më 27.12.2021 është arrestuar një preson i dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndërsa, më 28.12.2021, në Obiliq është arrestuar i dyshuari, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në të dy rastet nuk raportohet për të lënduar, kurse me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika