Aksident te “Ura e Fshejt”, lëndohen dy persona
BKT
Kronika

Aksident te “Ura e Fshejt”, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek “Ura e Fshejtë”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i Trafikut i Policisë në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Ka qenë një veturë, e cila ka qenë duke shkuar në drejtim të Prizrenit, shoferi e ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në anën tjetër, ku është përplasur me një mjet tjetër dhe është rrokullisur. Dy persona janë lënduar, fatmirësisht lëndimet janë të lehta”.


MË SHUME NGA Kronika