18:49 / 29.12.2021
Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një 19-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45 të së mërkurës në fshatin Hamil të Fierit.
Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale K. Th., 19 vjeç, ka ndërruar jetë në këtë aksident. Ai ka humbur kontrollin e automjetit “Volkswagen” me të cilin po lëvizte dhe ka dalë nga rruga.
Shkaqet e aksidentit të rëndë janë të paqarta./a2























