Shqipëri, i shpërthen tritoli në dorë, humb jetën i riu në Cërrik
BKT
Kronika

Shqipëri, i shpërthen tritoli në dorë, humb jetën i riu në Cërrik

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik mëngjesin e së enjtes si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasit E.R. 27 vjeç i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2


MË SHUME NGA Kronika