Arrestohet një person nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur
BKT
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin se dhunoi një vajzë të mitur

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur. Për rastin ka raportuar në polici nëna e vajzës.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më datë 30.12.2021 ankuesja femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Kronika