09:50 / 31.12.2021
Kapen mbi 3 tonë kokainë brenda kontenjerit në Kalabri
Kapen mbi 3 tonë kokainë e cilësisë shumë e pastër në portin Gioia Taura në Kalabri.
Në 2 operacione të ndryshme brenda portit, Guadia di Finanza italiane ka kapur 3 128 205 kilogramë kokainë.
2.272,515 kilogramë janë gjetur në tre kontenjer të ardhur nga Amerika e Jugut e të mbushur me banane, kikirika e piper e 855,690 kg të tjera në një kamion në dalje të portit që po transportonte soba elektrike.
Guadia di Finanza ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit.
Kokaina është e cilësisë mjaft të pastër e do të përpunohej të paktën 4 herë para se të shitej në treg. Sipas autoriteteve financiare italiane kjo sasi kokaine e sekuestruar në portin kalabrez do të sillte grupeve kriminale një përfitim rreth 1 miliardë euro./oranews























