14:28 / 02.01.2022
Plumbi qorr i dëmton xhaketën një fëmije në Prishtinë
Në mesnatë një fëmije në kryeqytet i është dëmtuar xhaketa nga një plumb qorr.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se për këtë kishte raportuar babai i fëmijës.
“Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.























