Aksident mes dy veturave në Rahovec, një i lënduar
BKT
Kronika

Aksident mes dy veturave në Rahovec, një i lënduar

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Kramavik të Rahovecit, ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit VW Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xerxë – Kramovik dhe kur ka arritur në fshatin Kramovik, nuk i  është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit të tij me rrugën që është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë ka dalë në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme material në të dy automjetet ndërsa lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit VË Golf. Nga kalimtaret e rastit i dyshuari – i lënduari dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakove. I lënduari- i dyshuar ka pësuar frakturë në dorën e majtë, dhe pas marrjes se ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika