10:22 / 07.01.2022
“Të vras nëse krijon lidhje të re”, gjakovari e kërcënon të dashurën
Një person në Gjakovë është arrestuar dje nën dyshimin për kërcënim.
Ai dyshohet të ketë kërcënuar ish-të dashurën e tij.
Viktima ka raportuar në polici se i dyshuari e kishte kërcënuar atë se do ta vrasë nëse ajo krijon lidhje të re me ndonjë person tjetër apo e lajmëron policinë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























