09:43 / 10.01.2022
Shqipëri, kërcënon me thikë bashkfshatarin, e arreston policia
Policia në Tepelenë arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me thikë, shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./noa























