18:07 / 11.01.2022
Tre të plagosur në Obiliq si pasojë e përleshjes fizike
Tre persona kanë marrë plagë fizike si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në Obiliq.
Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike, e cila ka ndodhur në sheshin e qytetit në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.























