​Arrestohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Ferizajt
Kosovë

​Arrestohet u.d. i drejtorit të Spitalit të Ferizajt

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Ferizaj, sot pas veprimeve të ndërmarra në grumbullimin e provave, ka intervistuar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi, i cili dyshohet për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Gërbeshi dyshohet se kishte furnizuar me derivate automjetin e tij privat, në kompaninë e derivateve e cila ishte kontraktuar për Spitalin Rajonal në Ferizaj, ndërsa faturat i kishte dorëzuar në sektorin e financave të Spitalit Rajonal Ferizaj për pagesë.

Bazuar në këto të gjetura i njëjti dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e Spitalit Rajonal-Ferizaj, duke e keqpërdor detyrën dhe autoritetin e tij zyrtare.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa