Bastisen dy lokacione, gjenden 5 krerë lopë të kontrabanduara
BKT
Kronika

Bastisen dy lokacione, gjenden 5 krerë lopë të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se kanë kryer kontrabandim me mallra.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dyshohet se dy personat e arrestuar kanë kontrabanduar kafshë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Njesitet policore në koordinim me prokurorin dhe GJPP-në, gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Glloboqicë, Kaçanik, 17.01.2022 – 22:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e cekur duke kontrabanduar kafshë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë. Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe GJPP-në, gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar. Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika