Arrestohet gruaja nga Gjakova, kanosi me thikë një burrë
Kronika

Arrestohet gruaja nga Gjakova, kanosi me thikë një burrë

Është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi e njëjta e ka kanosur një burrë.

Të dyshuarës i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e mitur për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar.  Tek e dyshuara gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.  


MË SHUME NGA Kronika