09:47 / 21.01.2022
Arrestohet pejani, rrahu babain dhe ofendoi familjarët e tjerë
Është arrestuar një burrë nga Peja për dhunë në familje.
I dyshuari ofendoi familjarët dhe rrahu babain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka filluar t’i ofendoi familjaret e tij e më pas e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar –babain e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.























