Arrestohet 58-vjeçari, mbyt fqinjen dhe trupin e hedh në kanal
Kronika

Arrestohet 58-vjeçari, mbyt fqinjen dhe trupin e hedh në kanal

Një krim ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës, ku një grua është mbytur dhe më pas është hedhur në kanal. Viktima është Fatime Suli 64 vjeçe, banuese në Havaleas të Kozares.

Trupi i pajetë i 64-vjeçares ishte gjetur në kanal nga kalimtarët të cilët më pas kishin njoftuar policinë.

Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e rastit. Policia thotë se ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, Fetah Marra 58 vjeç, banues në Havaleas, Kozare, Kuçovë.

Sipas bluve, dyshohet që ky i fundit të ketë mbytur me duar 64-vjeçaren dhe më pas trupin e ka lënë në një kanal. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al