Policia arreston burrin që rrahu të moshuarin në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia arreston burrin që rrahu të moshuarin në Prishtinë

Policia ka arrestuar A.M., 34-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një të moshuari në mesditën e së premtes tek Rruga C në Prishtinë.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar:

A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika