Tre persona rrahin një burrë në Shtime, arratisen
BKT
Kronika

Tre persona rrahin një burrë në Shtime, arratisen

Një burrë në Shtime ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga tre persona.

Të dyshuarit gjenden në arrati.

“Viktima mashkull  kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, të cilët gjenden në arrati. Në vendin ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e pistoletës. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet më tej në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika